Budina flet nga Burreli: E tha Ilir Meta që ka një lob pro-serb! O sot, o kurrë, të mbrojmë Shqipërinë

0
Gjigandi

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është ndalur në Burrel në kuadër të mbledhjes së firmave për rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar, e shembur nga qeveria mëngjesin e 17 majit.

Duke komentuar deklaratat e Presidentit, Ilir meta të bëra mbrëmjen e shkuar sipas të cilit, shembja e Teatrit i intereson lobit pro serb në Uashington për destabilizimin e Shqipërisë, aktori dhe regjisori, Edmond Budina tha se ka një lëvizje të madhe anti- shqiptare që ka punuar dhe punon për të keqen e vendit tonë.  Ai i bën thirrje për mbrojtje të identitetit kulturor.

“Një pushtet që i varfëroi njerëzit, dhe kulmi ishte Teatri. Ashtu si në natën e famshëm të kristaleve hynë me automatikë të përzënë artistët që kishin prej 2 vitesh që protestonin në mënyrë paqësore. Rama vijon të gënjejë. Ne e pushtuam Teatrin vetëm në 24 korrik, dhe e çliruam në fakt, se deshën ta vidhnin, dhe e vodhën. Varrosën gjithë vlerat që kishin brenda.

Në krye të Teatrit Kombëtar kishim vendosur flamurin kombëtar, ata nuk pyetën as për të. Ta hiqnin atë dhe ta shembnin, si turqit në kohën e Skënderbeut edhe këta shkelin flamurin kombëtar.

Na takon ne sot pa pasur parasysh se çfarë partie i përkasim, besimin fetar, krahina, të gjithë duhet të jemi bashkë. Të shembim këtë të zezë. Shihni çfarë punojnë ata. Edhe sot kanë filluar të përçajnë edhe brenda partive opozitare, LSI, PD etj. Gjejnë mënyrën për të futur bindje përçarje. Të ngrihemi së bashku, ti shporrim. Sepse ky sekt është rrezik i madh.

RonaTyra

Nuk e di nëse dëgjuar dje Presidentin Meta, por e kuptoni se ka një lëvizje të madhe anti- shqiptare, anti- kombëtare. O sot, o kurrë, të mbrojmë identitetin kombëtar që armiqtë e Shqipërisë kanë punuar për të keqen. Bëhuni të gjithë bashkë për ta shporrur këtë klikë uzurpatore”- tha Budina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu