“British Airways” heq nga përdorimi “Boeing 747”, shkak pandemia

0
Gjigandi

Kompania ajrore “British Airways” njoftoi se ka hequr nga përdorimi të gjithë flotën e saj të avionëve “Boeing 747”. Kjo kompani është operatori më i madh në botë i këtyre avionëve mjaft popullorë.

“Me trishtim të madh mund të konfirmojmë se kemi propozouar ta tërheqim të gjithë flotën tonë të “747-ve “, me efekt të menjëhershëm“, bëri të ditur kompania.
Masa është rezultat i një rënie të numrit të udhëtarëve për shkak të kufizimeve në fluturime të vendosura nga qeveritë në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Linja ajrore kishte planifikuar t’i hiqte nga përdorimi avionët “Boeing 747” në vitin 2024, por pandemia duket se e ka përshpejtuar këtë proces.
“Ndërsa këta avioni do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën tonë, ne po shohim drejt së ardhmes e do të operojmë më shumë fluturime me aeroplanë moderne, që nuk shpenzojnë shumë karburant siç janë avionët tanë të rinj A350-të dhe 787-të“, thuhej në njoftimin e kompanisë.
Për shkak të kufizimeve në udhëtime si pasojë e pandemisë e gjithë industria ajrore në mbarë botën është goditur rëndë./VOA/

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu