Brazili, Tite vazhdon deri më 2022-shin

21

Federata Braziliane e Futbollit ka njoftuar rinovimin e kontratës së trajnerit aktual Tite deri në vitin 2022, kur do të zhvillohet edhe botërori i radhës në Katar.

Trajneri aktual i Selecaos, ish-trajneri i Korinthiasit, mori drejtimin e përfaqësueses në vitin 2016 dhe me sa duket rezultatet e tij, përfshirë edhe çerek-finalen e Botërorit të fundit, kanë bindur drejtuesit Federatës për t’i dhënë sërish besim.

“E kuptoj që ky vendim është një shenjë besimi që na ka dhënë federata për të vazhduar. Do të jetë një sfidë e fortë dhe jemi gati ta përballojmë duke u fokusuar menjëherë tek ndeshjet dhe aktivitetet e ardhshme,” – tha Tite.

Ndërkohë Federata njoftoi edhe shtyrjen e kontratës së ish mesfushorit të Arsenalit, Edu, i cili është drejtori i Përgjithshëm i Kombëtares së Brazilit.

You might also like
Comments