Bllokohen gjashtë qytetarë të Kosovës në një mal të Shqipërisë, shpëtohen me helikopter

0
Gjigandi

Një helikopter i Forcës Ajrore u angazhua në operacionin e kërkim-shpëtimit të 6 turistëve nga Kosova të cilët ishin bllokuar prej disa orësh në malin e Jezercës.

Operacioni nga ajri nisi rreth orës 19:00 dhe pak më parë turistët u morën nga zona ku ishin bllokuar dhe u dërguan shëndoshë e mirë në Theth.

Operacioni i Forcës Ajrore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit përfundoi me sukses.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu