“Bixhozi nuk rezultoi me fat”, indoneziani mbetet me kurrizin plagë nga kamxhiku pas vënies së basteve

0
Gjigandi

Një i burgosur në Indonezi pësoi plagë të frikshme pas dënimit me rrahje kamxhiku, për shkelje të ligjit Sharia, në rajonin konservator musliman Lhokseumawe në Indonezi.

Pas dënimit me 17 goditje kamzhiku i burgosuri shihet me pamje të tmerrshme plagësh në kurriz dhe në krahë.
Seanca e goditjeve u mbajt në zyrën e prokurorit në stadiumin Tunas Bangsa Lhokseumawe, pas lutjeve të së premtes.
I dënuari u arrestua më 17 prill në një kafe në Banda Sakti duke vënë baste ilegale, dhe fillimisht u dënua me 20 rrahje kamzhiku por numri u reduktua pasi kishte kaluar tashmë 98 ditë në burg.
Menjeherë pas goditjeve i dënuari iu dorëzua grupit mjeksor dhe më pas u lirua. Dhënia e dënimit u bë në prani të zyrtarëve dhe vetëm një numri të vogël publiku.
Mes shkeljeve që dënohen në këtë mënyrë sipas ligjit Sharia në rajonin indonezian Aceh përfshihen konsumi i alkoolit, bixhozi, tradhtia bashkëshortore dhe homoseksualiteti.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu