Biba: KQZ nuk e pranoi kërkesën e shoqërisë civile për referendum pasi nuk u ofrua alternativë

0
Gjigandi

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, i ftuar në RTV Ora, u shpreh se kërkesa e shoqërisë civile është refuzuar pasi nuk është dhënë një alternative tjetër për një sistem zgjedhor.

Denar Biba: Kishte një kërkesë nga shoqëria civile për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Palët vetëm propozuan ndryshimin e sistemit zgjedhor, por pa dhënë një alternativë. 

Pyetja në këtë rast ishte nëse duhet të ndryshohet sistemi zgjedhor aktual. Procedurat kërkojnë që bashkë me pyetjen të jepet edhe alternativa. Do të ishte mirë të thuhej nëse sistemi aktual që të ndryshohet në sistemin x. Pra të jepet një alternativ.

Unë vetë jam për ndryshimin e sistemit zgjedhor, në aspektin si një qytet. Por mund të mos jem për lista të hapura, por për proporcional mazhoritar. Problemi është i atyre që e propozuar në këtë mënyrë. Por gjithsesi mund ta sjellin qysh nesër propozimin e riformuluar. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu