Beyonce nxit fansat të nënshkruajnë peticion për drejtësi lidhur me rastin e George Floyd

0
Gjigandi

Vrasja e George Floyd ka nxitur reagime të shumta nga artistë ndërkombëtarë, pasi po konsiderohet si rast racist.

Njëra nga artistet më me famë, Beyonce Knowles, ka nxitur fansat të nënshkruajë peticion për drejtësinë mbi vrasjen e George Floyd, shkruan Daily Mail.

38-vjeçarja e ka bërë një gjë të tillë përmes rrjetit social Instagram ditën e djeshme (e premte) duke ndarë mesazhe për 147 milionë ndjekësit e saj.

“Nëse doni të kërkoni më shumë akuza për të gjithë të përfshirët në vdekjen e George Floyd, klikoni në profilin tim për të nënshkruar peticionin”, ka shkruar ajo

Lidhja në profilin e saj ishte një peticion i Change.org i cili tashmë ka mbi 6.3 milionë ndjekës dhe me siguri postimi i Beyonce do ta ndihmojë atë të arrijë dhe të tejkalojë pragun.

RonaTyra

Në videon e shkurtër Beyonce tha: “Ne kemi nevojë për drejtësi për George Floyd. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të vrasjes së tij gjatë ditës. Jemi të thyer dhe jemi të pështirë dhe nuk mund ta normalizojmë këtë dhimbje”.

Diva e muzikës pop nuk ishte e vetmja që postoi në lidhje me George, pasi Drake gjithashtu iu drejtua çështjes në të njëjtin media sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu