BERZH ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë, vendi i rrezikuar nga çmimet e larta t…

0
BERZH ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë, vendi i rrezikuar nga çmimet e larta t…
Gjigandi

Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3.3 për qind në vitin 2022, tha sot Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), duke ulur me 0.4 pikë përqindje projeksionin e muajit nëntor për rritjen ekonomike të vendit.

Në vitin 2023, produkti i brendshëm bruto (PBB) i Shqipërisë pritet të rritet me 3.5 për qind, tha BERZH në raportin e fundit të Përditësimit Ekonomik Rajonal, i cili trajton efektet e luftës në Ukrainë në ekonominë globale.

Gjithashtu, parashikimi i BERZH për rritjen ekonomike për vitin 2022 për rajonin e Ballkanit Perëndimor u ul me 0.9 pikë përqindjeje në 3.2 për qind.

Sipas BERZH, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndikohen negativisht nga çmimet e larta të naftës dhe gazit, ndërsa Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova janë më të ekspozuara se vender e tjera ndaj rritjes së çmimeve të energjisë elektrike pasi importojnë një sasi dukshëm më të lartë të energjisë në krahasim me eksportin.

Efektet indirekte në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor nga një recesion më i gjerë evropian dhe global mund të jenë të konsiderueshme, duke pasur parasysh ndërlidhjet e ngushta midis ekonomive të rajonit dhe eurozonës, veçanërisht në sektorin e automobilave ku Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina mund të jenë më të goditurat.

RonaTyra

Ekonomia e Shqipërisë vlerësohet të jetë rritur me 8 përqind në vitin 2021, pas tkurrjes me 3.3 për qind në vitin 2020.

Ndërkohë, instituti shqiptar i statistikave INSTAT publikoi sot të dhënat paraprake për ecurinë e PBB-së për vitin 2021. Sipas INSTAT, PBB-ja u rrit me 8.54 për qind vitin e kaluar, që është niveli më i lartë që nga viti 2001.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu