Berisha konfirmon kandidimin për kryetar të PD-së: Shpalljes ‘non grata’ nën ndikimin e Soros

0
Berisha konfirmon kandidimin për kryetar të PD-së: Shpalljes ‘non grata’ nën ndikimin e Soros
Gjigandi

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha gjatë një konferencë për mediat në selinë e Partisë Demokratikë ka ftuar të gjithë demokratët që të bëhen pjesë e bashkimit të partisë.

Berisha deklaroi se i ka kërkuar kryetarit në detyrë të PD-së, Enkelejd Alibeajt në cilësinë e kreut të Grupit Parlamentar që të mblidhet grupi javën e ardhshme.

Ish-kreu i PD pohoi se i ka kërkuar Alibeajt dhe Gazment Bardhit që të japin kontribut në përpjekjet për bashkimin e partisë.

Berisha i është rikthyer shpalljes së tij ‘non grata’ nga , duke thënë se vendimi është marrë me ndikimin e
George Soros.

Ai deklaroi se merr ‘çdo vendim ndaj vetes’, duke nënkuptuar largimin nga politika nëse bëhen publike prova dhe fakte se ai dhe fëmijët e tij kanë përfituar nga fondet publike.

RonaTyra

Berisha tha se nuk do të ketë asnjë të përjashtuar edhe sikur të ketë kundërshti brenda partisë. Ai u shpreh i gatshëm për të takuar Bashën në kuadër të bashkimit të PD.

“Basha dha dorëheqjen, mori përsipër të gjitha pasojat e kursit të zgjodhi. Në fakt, dorëheqja e tij nuk lidhet vetëm me 9 shtatorit, por ka si begraund serialin e humbjeve të njëpasnjëshme. Nuk kam pse t’i them më deputeti Brava, do t’i them deputeti Basha. Po të ishte në zyrë me Enkelejdin apo Bardhin, unë do të shkoja t’i jepja dorën”, tha Berisha.

Ish-kryeministri duke iu referuar mesazheve që ka marrë tha se ‘sot është një ditë e mirë për Shqipërinë dhe ditë e keqe për Edi Ramën’.

Berisha tha se me kërkesë të disa prej anëtarëve, zgjedhjet për kryetarët e degëve është shtyrë nga 3 deri më 20 prill.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu