Berisha: Autorët të marrin ndëshkimin e merituar për sulmin në Ankara

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar sulmin terrorist në Ankara, në një zonë pranë disa ndërtesave qeveritare. Ai shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave, ndërsa ka nënvizuar se përgjegjësit e sulmit barbar do të marrin ndëshkimin e merituar nga autoritetet e Turqisë.

“Sulm tjetër terrorist në Ankara, humbasin jetën 34 qytetarë turq dhe plagosen mbi 120 të tjerë!

Të dashur miq, një akt i ri i rëndë terrorist ka goditur dje kryeqytetin e Turqisë. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt primtiv barbar, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave dhe autoriteteve turke si dhe lutjet e mia për shërimin e viktimave.

Unë gjithashtu shpreh bindjen e thellë se autorët, organizatorët, sponsorizuesit e këtij akti mizor, do marrin nga organet e zbatimit të ligjit të Turqisë ndëshkimin e merituar shembullor!”.

Kontrolloni gjithashtu

Zbulohet gënjeshtra e Arbana Xharrës dhe Blerand Stavilecit

[ad_1] Dje, Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi programin qeverisës për mandat katër vjeçar. Në program …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *