Beqaj i përgjigjet akuzave: Kam fatin e madh që jam deputet i Dibrës, është qarku më pak i prekur nga pandemia

0
Gjigandi

Deputeti socialist, Ilir Beqaj, iu përgjigj akuzave të kolegëve opozitarë në Kuvend.

Beqaj tha se është me fat që është deputet i Qarkut të Dibrës dhe nuk ka fare rëndësi nëse shkon apo jo atje.

Sipas tij, e rëndësishme është që Qarku i Dibrës është më pak i prekuri nga pandemia e koronavirusit.

“Kam fatin e madh të jem deputeti i Qarkut të Dibrës. Shkoj apo jo në Dibër, ka shumë pak rëndësi. Rëndësi ka që sot Qarku i Dibrës është më pak i prekur nga pandemia e koronavirusit. këtu askush nuk vjen me emër individual. Këtu ka 30 vjet parlametnarizëm dhe unë kam eksperiencën time modeste me 10 vjet”, tha Beqaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu