‘Benzi’ del nga rruga në Bulqizë, i plagosuri rëndë transportohet me helikopter drejt Tiranës

0
Gjigandi

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm rreth orës 9 e 30 minuta.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Striçan-Ura e Çerenecit,ku një makinë tip benz i cili drejtohej nga një 33 vjeçar ka dalë nga rruga duke u përmbysur disa herë, ku për pasoje është plagosur rëndë 33 vjeçari Elton Neziri.

Fatmirësisht kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë pikasur aksidentin ku dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga makina të 33 vjeçarit, të cilët kanë lajmëruar spitalin dhe policinë.

Pas njoftimit të marrë në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca të cilët kanë bërë të mundur dërgimin e të plagosurit drejt spitalit të Bulqizës.

Burime nga spitali i Bulqizës bëjnë me dije se gjendja e të aksidentuarit ishte shumë e rendë pasi kishte fraktura të rënda në trup dhe prandaj u dërgua me helikopter drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.

RonaTyra

Shpesh herë rruga Striçan-Ura e Çerenecit ka qene burim aksidentesh si pasojë e terrenit të vështirë dhe mungesës së sinjalistikës.

Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu