Benzema: Ka gënjyer Valbuena

Nuk ka fund saga e problematikës së krijuar nga Benzema në Kombëtaren e Francës pas skandalit të videsos seksuale të Valbuena. Pas përjashtimit nga Euro 2016, sulmuesi i Realit të Madridit i rikthehet edhe një herë kësaj çështjeje duke akuzuar ish shokun e skuadrës për fjalë të pavërteta , çka sipas tij i ka shkatërruar imazhin. Benzema nuk është më pjesë e Francës që pas akuzave të Valbuena se ai e shantazhoi për videon e nxehtë në emër të disa miqve të tij, ndërsa në Versajë, gjykata e akuzaoi syrtarisht atë për shantazh. Në një intervistë për gazetën “L’Equipe”, Benzema e pranon se çështja mori një drejtim të gabuar. “Kur kam folur për herë të fundit më tha se mezi pret të luajë sërish me mua por si mund të jetë e vërtetë një gjë e tillë nëse unë e kam kërcënuar dhe shantazhuar.

Për më shumë se një vit e gjysmë unë jam armiku i të gjithëve, një djalë i keq që duhej të ndëshkohesha, madje duhej përbaltur edhe emri i failjes time”, thekson sulmuesi francez. Në vijim të intervistës, ai nuk e pranon se është mik i ngushtë me Karim Zenatin, i cili kishte në dorë videon e Valbuena. “Ai thjesht duhet të ndalojë së gënjyeri dhe duke thënë gjëra të pavërteta. Valbuena duhet thjesht të thotë të vërtetën për atë që ka ndodhur në lidhje me skandalin seksual”, shton Benzema. Ndërkohë, disa muaj më parë në një intervistë të gjatë, Valbuena iu rikthye çështjes duke theksuar se ndihej i zhgënjyer nga veprimet e Benzema të cilin e konsideronte një shok të ngushtë.

Kontrolloni gjithashtu

Owen: Ronaldo duhet të falënderojë Manchester United-in

Cristiano Ronaldo është bërë një lojtar “perfekt” te Real Madrid, por Michael Owen thotë se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *