Bëmë baba të të ngjaj.; djali 15-vjeçar i Adrianos i mahnit të gjithë me tre gola në ndeshje

0
Bëmë baba të të ngjaj.; djali 15-vjeçar i Adrianos i mahnit të gjithë me tre gola në ndeshje
Gjigandi

Ndonjëherë, fëmijët “artistikë” nxjerrin disa gjëra nga repertori i tyre sa kujtojnë shumë veprimet e prindërve. Këtë herë është rasti i djalit të Adrianos, “perandorit” që i gëzoi aq shumë tifozët interistë, para “shkrirjes” së tij për shkak të ngjarjeve ekstra, jashtë fushe.

Djali i ish-sulmuesit premton për mirë, të paktën në drejtkëndëshin e gjelbër. Të shtunën, në një ndeshje të një turneu brazilian të të rinjve, ai shënoi një gol të shkëlqyeshëm, që iu kujton të gjithëve një veprim që babai i tij bëri më 2009, sapo u largua nga zikaltrit dhe u kthye në atdhe, te Flamengo.

Adriano Carvalho, vetëm 15 vjeç, luan në sulm me klubin e të rinjve të Serrano FC, klub i divizionit të tretë të kampionatit Carioca. Ai shënoi një ‘hat-trick’ me të cilin vuri në dukje të njëjtat karakteristika teknike të babait.

Mbresëlënës ishte goli i parë, në të cilin vrapon duke defiluar në të majtë dhe sheh para tij portierin kundërshtar, jashtë shtyllave, duke e parakaluar atë me një parabolë të pamundur. Lëvizja dhe ideja është shumë e ngjashme me një nga kryeveprat e shumta të ish-bomberit brazilian kundër Coritiba, 13 vite më parë në “Maracanã”.

Pozicioni është më i denjë dhe distanca gjithashtu më e madhe, por instikti i gjestit teknik duket i njëjtë. Të shtunën ai e nisi nga stoli, por u egërsua sapo hyri në fushë duke shënuar. Përveç golit të cituar, djali i “perandorit” shënoi edhe dy të tjerë nga zona e penalltisë, në fitoren 4-1 kundër Serra Macaense.

RonaTyra

Adriano Carvalho po ndjek hapat e babait të tij prej disa vitesh tani. Kohët e fundit ishte në ligën e të rinjve për një periudhë vlerësimi, por duke mos qenë veçanërisht i bindur, ai u largua në prill. Megjithatë, tani ka arritur menjëherë rezultate të mira me klubin e ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu