Bëhuni gati për “diss”, Mozzik thumbon keq reperin e Babastars

0
Gjigandi

Para disa javësh, Onat u shpreh publikisht se reperi që ka nevojë për ndihmë në të shkruar pasi nuk është shumë i mirë me tekstet muzikore është Mozzik.

Nuk pati reagim të menjëhershëm nga artisti, por mbrëmjen e kaluar postoi një fotografi me një përshkrim thumbues.

“Njoh njerzt e fortë, i njoh njerzt e ligë, njoh njerz që s’din me shkru amo n’jetë ta lojnë pikë!”, shkruajti Mozzik.

Dyshohet se është një replikë që i dedikohet reperit Onat pas deklaratës që bëri në emisionin “Shiko kush luan”.

Mund të themi që suksesi i Mozzik nuk ka nevojë për shumë fjalë. “Dhelpër dinake” është projekti i fundit muzikor që i ka sjellë 7.8 milion klikime në dy javë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu