Bëhet virale një video e reperit Buta në TikTok, ku shihet duke u larguar për në Angli

0
Bëhet virale një video e reperit Buta në TikTok, ku shihet duke u larguar për në Angli
Gjigandi

Reperi Buta këto ditë ka qenë jashtë mase i përfolur në media, në lidhje me një vrasje të kryer në Ferizaj.

Sipas dosjes së prokurorisë, të cilën

Kallxo

e publikoi pak ditë më parë, djegia e veturës së reperit nga 30-vjeçari tashmë i ndjerë, ka qenë arsyeja që ka çuar në vrasjen e këtij të fundit nga vet vëllai i Butës.

Duke zgjedhur heshtjen mbi rastin e shumëpërfolur të këtyre ditëve, Buta duket se edhe ka zgjedhur që të largohet tërësisht nga vendi.

RonaTyra

Foto: Buta/Instagram

Një video e cila është bërë virale tashmë në TikTok, e publikuar nga llogaria me emrin

@zerro_nishi

, tregon reperin (emri i vërtetë i të cilit është Betim Januzaj), në Aeroportin e Prishtinës, duke u larguar për në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai shihet i vetëm i veshur në të zeza, me një çantë dore, duke u larguar për në Angli.

@zerro_nishi #viral #bashbuta #kosovo #england #fy #fypシ ♬ Hasta – Bay Trapist

Videoja në fjalë është parë nga mbi 360 mijë persona në rrjetin social TikTok.

Buta përndryshe nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.

/abc24.al/

Buta largohet për në Angli (Foto: TikTok)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu