Befason Collina: Europianin e fituan arbitrat, Payet-Ronaldo ishte faull

Ikona e gjykimit botëror në futboll, italiani Pierluigi Collina, ka mbetur tejet i kënaqur nga paraqitja e gjyqtarëve në Euro 2016.

“Të vraponi si flutura dhe thumboni si grerëza kur është e nevojshme”, ka qenë këshilla e Collinës për gjyqtarët para turneut. Dhe italiani ka vlerësuar me nota të larta gjyqtarët, që sipas tij kanë qenë protagonist për mirë në Europianin e zhvilluar në Francë.

I kënaqur? Kemi marrë shumë përgëzime. Për shembull, fjalët e mira që kanë ardhur nga trajnerë si Ferguson dhe Wenger janë një barometër i mirë i punës tonë.

Nuk ka patur polemika apo gabime që kanë ndikuar në rezultat. Çdo shef gjykimi e ëndërron një turne të tilla. Cili ka qenë sekreti? Puna. Këta janë gjyqtarë profesionistë, më të mirët, që janë përgatitur mirë jo vetëm fizikisht, por edhe taktikisht.

Ne kemi përdorur një mënyrë të re përgatitje, duke u paraqitur atyre edhe skemat me të cilat luajnë skuadrat që gjykojnë.

E jo vetëm kaq, por edhe karakteristikat e lojtarëve, pasi është thelbësore për t’u paraprirë situatave, që shpesh të çojnë të gabosh. Këtu kanë bërë një punë të mirë analistët e ndeshjeve, që në Europian ishin në shërbim të gjyqtarëve.

Çdo skuadër që u kualifikua në Euro 2016 u analizua në detaje nga ne. Një shembull praktik nga kjo analizë që u keni thënë gjyqtarëve?

Italia dhe Zvicra shpesh përdorin kthimin e topit pas te mbrojtësi i qendrës (Bonucci dhe Schar), duke mos e përhapur lojën në krahë, por kërkojnë sulmuesin me pasime të gjata, duke favorizuar pjesëmarrjen e mesfushorëve pa top.

Rregullat e lojës dhe se çfarë nuk do të tolerohej. A pati sukses kjo taktikë? Edhe këtu mund të përgjigjem se kjo praktikë pati sukses. Nga 205 kartona që u dhanë, vetëm 9 ishin për protesta dhe një për simulim.

Dhe vetëm një karton i kuq direkt (Francë­-Irlandë), pasi ishte aksion goli para porte. Kjo do të thotë se u mendua më shumë për të luajtur futboll dhe jo të protestosh.

Ai që fitoi ishte futbolli, spektakli që u dha në fushë. Madje edhe ndëhyrjet e rrezikshme ishin të pakta. Por ndodhi dëmtimi i Cristiano Ronaldos në finale… Po e sqaroj këtë rast: Ndërhyrja e Payet ishte faull dhe dyhej vërshëllyer.

A e meritonte kartonin e verdhë? Këtu mund të diskutojmë, por dinamika e ndërhyrjes, gju me gju, ishte e rastësishme. Episod i pafat për Ronaldo, pasi Payet nuk donte ta dëmtonte portugezin./Abc24.al

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *