Bebe Rexha vazhdon të sjellë poza atraktive nga pushimet, thekson linjat me fustanin transparent

0
Bebe Rexha vazhdon të sjellë poza atraktive nga pushimet, thekson linjat me fustanin transparent
Gjigandi

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Miami.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale fotografi dhe video të ndryshme nga momentet që po shijon atje.

Në disa fotografi të publikuara së fundmi për ndjekësit e saj në Instagram, Rexha u shfaq mjaft atraktive e veshur me një fustan të shkurtër veror me lule dhe material transparent.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

RonaTyra

Ajo u kujdes që të theksojë mjaft mirë siluetën e saj të trupit, ndonëse shpesh ka marrë kritika për kilogramët e tepërt.

Pavarësisht komenteve rreth peshës, 32-vjeçarja vazhdon të promovojë pozitivitetin e trupit, duke inkurajuar njerëzit që ta duan veten ashtu siç janë.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bebe Rexha përndryshe këtë vit nuk ka publikuar ende asnjë projekt të ri muzikor, duke i lënë fansat e saj në pritje.

Megjithatë ajo ka konfirmuar se gjatë gjithë këtyre muajve ka qenë e zënë duke punuar në studio, me çka pritet që të ketë shumë shpejt diçka të re për adhuruesit e saj të shumtë.

/abc24.al/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu