Bebe Rexha ua uron Bajramin të gjithë atyre që po e festojnë

0
Bebe Rexha ua uron Bajramin të gjithë atyre që po e festojnë
Gjigandi

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha nuk lënë anash pa uruar fansat e saj për festa të ndryshme.

Këtë ylli shqiptar e ka bërë edhe sot (e hënë), duke uruar ndjekësit e saj në Instagram për festën e Fitër Bajramit.

“Urime Bajrami të gjithë ndjekësve të mi që po festojnë”, ka shkruar 32-vjeçarja përmes një InstaStory.

Ndërkohë, artisja e famshme aktualisht po shijon pushimet në bregdet bashkë me partnerin e saj, Keyan Safyari teksa ka publikuar edhe imazhe përkrah tij.

RonaTyra

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ndërsa, krijuesja e hitit “Meant to Be” është gjithashtu drejt finalizimit të projekteve të reja muzikore që pritet të publikohen së shpejti.

Kujtojmë që “Better Mistakse” është albumi i saj i fundit që u pëlqye dhe u prit mirë nga fansat e saj të shumtë.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu