Beatrix Ramosaj befason me ndryshimin drastik në dukje, bëhet zeshkane

0
Beatrix Ramosaj befason me ndryshimin drastik në dukje, bëhet zeshkane
Gjigandi

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me secilin veprim që bën në mediat sociale.

Ish-banorja e Big Brother VIP e cila aktualisht po shijon suksesin e këngë së re “Ma shumë se ti” që e solli në bashkëpunim me DJ Geek, tashmë po vazhdon punën për projekte të reja.

Pak ditë pas lansimit të këngës,  27-vjeçarja përmes disa postimeve në InstaStory ka paralajmëruar se ka përfunduar punën për një tjetër projekt.

Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

RonaTyra

“Sapo përfundova incizimin e këngës time të re njerëz. Ditë produktive”, kishte shkruar Beatrix në një postim.

Ndërkohë, krahas punës intensive për projekte të reja, këngëtarja ka bërë edhe një ndryshim në pamje dhe për këtë ka treguar në disa postime që ka bërë sot (e diel) në InstaStory.

Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

Me flokë të zeza dhe prerej të shkurt me balluke, Beatrix dukej shumë më ndryshe nga dukja e zakonshme prej biondeje.

Nuk dihet nëse kjo do të jetë pamje por ndonjë klip të ri, apo këngëtarja ka ‘rrezikuar’ vërtetë duke bërë ndryshimin drastik.

Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

Ndryshe, kujtojmë që kënga e fundit “Ma shumë se ti” deri më tani ka grumbulluar mbi 1.6 milion klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

/abc24.al/

Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu