BE: Zhgënjim total që Basha refuzoi propozimin për reformën

0
1121

Misioni i Bashkimit Europian në Shqipëri është shprehur i zhgënjyer nga refuzimi i Partisë Demokratike ndaj propozimit të fundit të partnerëve ndërkombëtarë për gjetjen e një kompromisi për reformën në drejtësi.

Në një deklaratë për shtyp, delegacioni i BE-së shpreh keqardhjen që kreu i PD-së Basha refuzoi propozimin e fundit.

“Na vjen keq që lidershipi i PD-së refuzoi propozimin, – thuhet në deklaratë. – Roli i kufizuar specifik i komunitetit ndërkombëtar, është thelbësor. Besueshmëria e procesit, varet nga besueshmëria e Vetingut. Ndërkombëtarët duhet të sigurojnë monitorim”.

Deklaratë e Delegacionit të BE-së në Shqipëri

Na vjen keq që lidershipi i Partisë Demokratike e refuzoi propozimin për kompromis.

Besueshmëria e reformës në drejtësi varet përgjithësisht nga besueshmëria e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për ta garantuar këtë, një rol i kufizuar specifik i komunitetit ndërkombëtar përmes Operacionit Ndërkombëtar Monitorues është thelbësor.

Kjo përputhet plotësisht me Opinionin e Komisionit të Venecias që e parashikon këtë rol për Operacionin Ndërkombëtar Monitorues. Propozimi aktual për kompromis reflekton pozicionin tonë të qartë që komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë monitorim të fuqishëm për të garantuar besueshmërinë e procesit, përfshirë pre-vetingun e anëtarëve të organeve të vetingut, duke dhënë, sipas rastit, rekomandime negative. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka sugjeruar kurrë pasjen e ndonjë pushteti ekzekutiv, meqë është thelbësore që autoritetet shqiptare të ruajnë zotërimin e plotë.

Tani negociatat duhet të mbërrijnë në një konkluzion pozitiv. Kjo do të diskutohet gjithashtu nga Zëvendës Sekretaria e Përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm Helga Schmid gjatë vizitës së saj në Shqipëri sot dhe nesër. /Abc24.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here