Bashkim Dedja qendron ne detyre

4



Bashkim Dedja ka kaluar me sukses provën e vetting-ut. Komisioni i Pavarur i kualifikimit e ka rikonfirmuar në detyrë Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, i cili vjen nga një karrierë e gjatë në sistemin e drejtësisë.

Vendimi i Komisionit ishte disi surprizë, pasi seanca dëgjimore e datës 8 Qershor konstatoi se Bashkim Dedja nuk justifikonte një shumë prej 15 mijë eurosh, të cilën e kishte marrë hua nga vëllai i tij. Në seancën e kësaj të mërkure, relatorja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit lexoi vetëm vendimin, pa dhënë detaje mbi huanë që kreu i Gjykatës Kushtetuese i kishte marrë vëllait të tij.

Në seancën e parë të vlerësimit, Komisioni pretendoi se vëllai i Bashkim Dedjes kishte marrë kredi 42 mijë euro për një apartament dhe në te njëjtën kohë i kishte dhënë 15 mijë euro borxh kreut të Gjykatës Kushtetuese. Por avokati Maks Haxhia dha një tjetër version lidhur me huanë që klienti i tij Bashkim Dedja kishte marrë nga i vëllai.

Sipas Haxhisë me komentet e bëra në seancën e parë Komisioni ka çeduar duke cënuar në publik figurën e gjyqtarit.

Bashkim Dedja është gjyqtari i dytë i Kushtetueses pas Vitore Tushës, që rikonfirmohet në detyrë, duke kaluar me sukses vetting-un. Ndërsa kanë ngecur Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha. I vetmi që ende nuk i është nënshkruar rivlerësimit është Gani Dizdari.

You might also like
Comments