Bashës: Qeveria është dorëzuar, situata është e rëndë, mbroni veten nga virusi!

0
Gjigandi

Bashës: Qeveria është dorëzuar, situata është e rëndë, mbroni veten nga virusi!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga Pogradeci kritikoi keqmenaxhimin e situatës me Covid, pasi sipas tij qeveria është dorëzuar.

‘Ai bëri thirrje që qytetarët të marrin masa përmes distancimit, përmes maskave në vende të mbyllura, dhe përmes higjienës.

“Të dashur miq, ju përshëndes këtë të shtunë nga Pogradeci, ku do të vazhdoj takimet me biznesin , me hotelerinë, me qytetarët, ku situata, për fat të keq, vazhdon të jetë e rëndë.

E rëndë është edhe sittuata e COVID-it, ndaj, dua t’ju persëris thirrjen që ju bëra edhe mbrëmë: Ju lutem, merrni masa maksimale, përmes distancimit, përmes maskave në ambjente të mbyllura dhe përmes higjenës.

RonaTyra

Qartësisht, qeveria është dorëzuar. Nuk ka asnjë plan, asnjë strategji dhe refuzon të bëjë të ditur çfarë masash po merr për këtë valë të dytë, nëse mund ta quajmë kështu, të infeksioneve, e cila është shumë e lartë dhe që ka zhbërë sakrificën tremujore të secilit prej nesh.

Mos prisni gjë nga qeveria! Merni masa, mbrohuni dhe të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë dhe sa më të madh në atë drejtim nga i cili do të përfitojnë të gjithë shqiptarët me ekonomi, me punësim dhe me mirëqenie dhe jo vetëm një grusht njerëzish”, tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu