Basha takon Thaçin, flet për dialogun me Serbinë dhe aktakuzat e Hagës

0
Gjigandi

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, kryetari i PD-së, Lulzim Basha u takua sot në Prishtinë edhe me Presidentin Hashim Thaçi.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Basha tha:
“Shpreha mbështetjen time për qëndrimet konseguente të tij si kreu i shtetit në mbështetje të dialogut me Serbinë, kohezionit të të gjitha forcave politike në Kosovë, bashkërendimi mes të gjitha forcave politike të Kosovës vetëm e forcon dhe fuqizon Kosovën në sfidat me të cilat po përballet aktualisht. Theksova bindjen e besimin se bashkërendimi i ngushtë mes SHBA dhe BE ka qenë dhe mbetet një parakusht për suksesin e çdo iniciative në raport me stabilizimin përfundimtar dhe perspektivën evropiane dhe euroatlantike të gjithë vendeve të rajonit që e duan këtë dhe në veçanti sa i përket dialogut një bashkërendim i tillë do e fuqizojë e përshpejtojë procesin e dialogut merr qëllim njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.”
Duke iu referuar akuzës së ngritur nga Gjykata e Hagës mbi presidentin Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, Basha u shpreh:
“Shpreha mbështetje totale të PD-së dhe opozitës për të gjitha qëndrimet e krerëve të institucioneve politike në Kosovë për ata që sakrifikuan 22 vite për lirinë e Kosovës e që u duhet të vazhdojnë të sakrifikojnë në plan personal për të siguruar vazhdimësinë e fryteve të lirisë në veçanti për presidentin Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij”.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu