Basha: Paaftësia e Ramës vrastare për biznesin e vogël, mijëra familjarë të papunë

0
Gjigandi

Për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, biznesin e vogël po e vret paaftësia e qeverisë Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se biznset e vogla po mbyllen çdo muaj, duke lënë me mijëra familjarë të papunë.

Basha ka rikujtuar edhe një herë premtimin e tij, për vendosjen e taksës 0.5% të xhiros vjetore për bizneset e vogla.

Postimi i Bashës në Facebook

Paaftësia e qeverisë Rama për ti ardhur në ndihmë ekonomisë në këtë kohë krize të thellë, është vrastare për biznesin e vogël i cili punëson 70% të shqiptarëve. Ritmet e mbylljes së bizneve të vogla po rriten cdo muaj. Sot ato po ulin masivisht qepenat duke lënë pa punë mijëra familjarë prej taksave të larta, korrupsionit dhe tarifave të shumta të pushtetit lokal.

RonaTyra

Plani ynë ekonomik ka në themel të tij mbështetjen dhe nxitjen e bizneseve të vogla si gjenerator të punësimit të shqiptarëve. Një taksë e vetme sa 0.5% e xhiros, dhe do të heqim të gjitha taksat dhe tarifat lokale, për të luftuar informalitetin, për të rritur fitimin dhe për të nxitur punësimin.

Karantinimi i çdo inspektoriati për 1 vit, deri në një reformë të vërtetë të standarteve europiane, do të zhdukë terrorin e bandave të inspektoriateve dhe do të rivendosë dinjitetin dhe lirinë e sipërmarrjess.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu