Basha: Nuk ka asnjë kusht të ri, gati ta votojmë sot reformën

0
1399

Në një konferencë për shtyp Kreu i PD, Lulzim Basha tha se nuk ka asnjë kusht të ri nga opozita dhe i bëri thirrje të gjitha palëve ta miratojnë Reformën në Drejtësi në seancën e sotme plenare. Megjithatë, ai tha se mbrëmjen e shkuar marrëveshja e arritur është vënë në dyshim. Për fat të keq marrëveshja dje, tha Basha, është vënë në diskutim.

Dje u pretendua se prezantova kushte të reja pasi u arrit marrëveshja, ky është mashtrim i turpshëm, deklaroi kreu i opozitës.

Për të katër institucionet duhet të aplikohet e njëjta formulë, ky ka qenë dhe është qëndrimi im theksoi Basha.

Ai u bëri me dije të gjithë partnerëve ndërkombëtarë se nuk ka asnjë pretendim tjetër nga kreu i PD. Ai i siguroi ata se nuk ka asnjë kusht të ri.

Ne përmbahemi kësaj marrveshje dhe jemi gati ta votojmë sot në parlament, shtoi ai më tej.

“Marrëveshja është vënë mbrëmë në dyshim. Është pretenduar dje se Basha ka prezantuar kushte të reja për marrëveshjen. Ky është një mashtrim i turpshëm. Partnerët ndërkombëtarë dua ti bëj me dije se çdo mashtrim bie në tokë me këto dy prova.

Ku është kushti i ri?”

Drafti zyrtar i PS nuk përfshin as rekomandimet e Nuland as rekomandimet Hahn, por duan të na bëjnë të besojmë pjesën për KlGJ e KLP.

Ne jemi gati ta votojmë këtë marrëveshje sot në parlament.

Ka një marrëveshje mbi tavolinë dhe Edi Rama do ta zbatojë këtë marrëveshje./Abc24.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here