Basha: Jemi në këtë gjendje për faj të Berishës, jo prej gabimeve tona

0
Basha: Jemi në këtë gjendje për faj të Berishës, jo prej gabimeve tona
Gjigandi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi të dielën krerët e degëve të PD për të diskutuar krizën në parti pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit dhe shtimit të zërave që kërkojnë largimin e tij.

Euronewsal mëson se brenda mbledhjes bëjnë me dije se Basha e ka lidhur situatën në të cilën gjendet sot PD me vendimin e 9 shtatorit për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën pas shpalljes non grata nga SHBA.

“Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një non grata. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi i kolegjit të kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe. Sfida është si t’i bëjmë bashkë këto 3 pjesë. 9 shtatorin nuk e zhbëjnë dot nëse nuk duam të zhbëjnë PD”, mësohet të jetë shprehur Basha.

Ai ka përsëritur se në shërbim të zgjidhjes ka vënë në dispozicion gjithçka, pa specifikuar se çfarë nënkupton me gjithçka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu