Basha: Berisha po vendos në plan të parë interesat personale

0
Basha: Berisha po vendos në plan të parë interesat personale
Gjigandi

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë sot se në PD vazhdon një frymë përçarëse nga njerëz që mbështesin ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Në një komunikim me gazetarët para se të futej në parlament, Basha u shpreh se Berisha po vendos në plan të parë interesat e tij.

“Vazhdon një frymë përçarëse nga një grup njerëzit që prej kohësh kanë vendosur interesat personale të Sali Berishës, mbi sakrificat e demokratëve”, ka thënë Basha.

“Kjo është përdorur për të vazhduar frymën e përçarjes në parimin që kush nuk është me mua, kush nuk i nënshtrohet qëndrimit tij shpallet armik dhe kulak, siç e keni parë me sulmet qe i bën Enkelejd Alibeaj”, shtoi ai.

Basha nënvizoi se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmoi kauzat e ngritura nga PD.

RonaTyra

“Ju keni parë raportin e DASH që konfirmon kauzat tona. Interesat e ngushta personale po mbajnë peng këtë aksion. Njësoj siç është pushtuar në mënyrë të paligjshme selia, është pushtuar edhe hapësira e aksionit opozitar”, tha Basha.

Mbrëmjen e djeshme, Berisha akuzoi kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj se po nxit përçarjen në parti duke ndërhyrë për të penguar zgjedhjet e kryetarëve të degëve./abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu