Baseli barazon në shtëpi, Xhaka me asistim fantastik

[ad_1]

Kampioni i ri i Zvicrës, Basel nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 ndaj Sionit në shtëpi.

Në fakt gjiganti zviceran ishte pranë fitores në këtë ndeshje, por në minutat e fundit barazoi rezultatin ekipi mysafir.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka ka qenë vendimtar në golin e dytë të Baselit.

Xhaka asistoi mjaftë bukur tek sulmuesi afrikan, Seydou Doumbia i cili shënoi në minutën e 89-të.

Asistimi i sotëm ndaj Sionit, ishte i shtatë për Taulant Xhakën këtë edicion me Baselin, ndërsa nuk ka arritur të shënoj gol.

Baseli edhe zyrtarisht është shpallur kampion i Zvicrës, ndërsa aktualisht ka 80 pikë pas 33 javëve.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *