Bardhi reagon ndaj Berishës: “Opozitë”, jo llafe! Rakipi qenka shpallur “non grata” se ka ngrënë …

0
Bardhi reagon ndaj Berishës: “Opozitë”, jo llafe! Rakipi qenka shpallur “non grata” se ka ngrënë …
Gjigandi

Gazment Bardhi ka reaguar për deklaratat e Sali Berishës për sanksionet e SHBA ndaj ish deputetit Aqif Rakipi duke thënë se nuk ka folur me të pasi i dilte përpara seriali i darkave të tij me ish-kreun e PD Lulzim Basha. Sipas Berishës, ata janë takuar disa herë me njëri-tjetrin ndërsa ka pasur përpjekje për ta vendosur në koalicionin e PD. Me ironi, Bardhi shkruan në Twitter se është qëndrim interesant duke shtuar se është kjo është “opozitë e vërtetë”.

Gazment Bardhi: Qëndrim ineterestant i Sali Berishës: Nuk ka komentuar vendimin për sanksionet e SHBA ndaj Aqif Rakipit, mqs ai nuk qenka shpallur non-grata se ka blerë vota në bashkëpunim me krimin e organizuar për llogari të Edi Ramës, por sepse ka ngrenë drekë me Lulzim Bashën. “Opozitë” e vërtetë, jo llafe.

Mungesa e provave i bën sanksionet të pa vlera

“. Kështu u shpreh Sali Berisha teksa komentoi sanksionet e SHBA-së për Aqif Rakipin.

RonaTyra

Berisha tha se është pro tyre dhe i mbështet në rast se SHBA-ja disponon fakte dhe prova dhe theksoi se dënon ashpër çdo akt shitblerje të votës

Unë kam bërë koment, kam shprehur qartë dhe haptas mendimin tim. Kam qenë jam dhe do mbetem dakord për çdo llojë sanksioni që disponon fakte, dokumenta dhe prova. Rasti konkret, nuk jam futur shumë në hollësi se po të futesha më dilte një seri drekash dhe darkash të Bashës me Aqif Rakipin, apo përpjekjet për ta futur në koalicion. Dënoj çdo akt blerje dhe shitje vote. Nuk mund të mbështes asnjë vendim që nuk ka prova. Unë dënoj çdo akt blerje dhe shitje vote. Po te flisja do isha i sinqerte, e me dilnin drekat dhe darkat me ta

.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu