Barcelona rikthen Deulofeun

[ad_1]

Klubi katalanas do ta shfrytëzojë klauzolën për riblerjen e 23-vjeçarit.

Gerard Deulofeu është huazuar nga Evertoni te Milani në afatin kalimtar të janarit dhe deri më tani ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me fanellën kuqezi.

Duke parë paraqitjet e 23-vjeçarit, Barcelona ka vendosur që të shfrytëzojë klauzolën që i ka vënë futbollistit për mundësinë që ta riblejë atë shkruan e përditshmja spanjolle Mundo Derportivo.

Deulofeu është shitur te Evertoni në vitin 2015 për 4 milionë funte, ndërsa Barcelona ka të drejtë ta blejë atë për 12 milionë euro.

Në rast se katalanasit nuk do ta shfrytëzojnë këtë mundësi, Milani është në pritje për t’i bërë një ofertë Evertonit për ta ndalur në San Siro futbollistin që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ronald Koeman.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *