Barcelona e pranon humbjen, s’mund ta kthejë Neymarin

0
Gjigandi

Barcelona e pranon humbjen, s’mund ta kthejë Neymarin

Barcelona nuk e ka mbajtur sekret dëshirën për ta kthyer Neymarin në Camp Nou përgjatë vitit të fundit. Megjithatë, gjatë javëve të fundit, ekzekutivët e klubit i kanë këshilluar mediat dhe vetë stafin e tyre të mos i ushqejnë këto spekulime pasi që kthimi i Neymarit s’do të jetë i mundur.

Afati kalimtar i verës së kaluar i motivua nga spekulimet e shumta për të ardhmen e Neymarit, pasi që Barcelona tentonte ta kthente brazilianin në Camp Nou, përkundër që s’e kishte fuqinë financiare për ta arritur këtë transferim, shkruan Marca.

Megjithatë, duke marrë parasysh zhgënjimin që e rrethoi klubin pas dështimit të transferimit të Neymarit verën e kaluar, tani klubi nuk dëshiron të lejojë që tifozët të ushqehen me shpresa të gabuara.

Madje, tani edhe vetë futbollisti, që verën e kaluar e donte me doemos largimin nga Parc des Princes, tani shprehet i gatshëm ta vazhdojë edhe më tutje karrierën në Paris Saint-Germain, ku u transferua në vitin 2017 nga Barcelona për 222 milionë euro.

RonaTyra

Barcelona nuk ka mundësi financiare ta përballojë transferimin e Neymarit këtë afat kalimtar, për shkak të dëmeve që ua ka shkaktuara klubeve të futbollit kriza e koronavirusit.

Dëmet e sjella nga përhapja e Covid-19 i ka ndjerë edhe Paris Saint-Germaini, megjithatë drejtuesit e klubit e kanë bërë të qartë se ata preferojnë ta mbajnë brazilianin në skuadër më shumë sesa të përfitojnë para nga shitja e tij.

Kjo pasi që Paris Saint-Germaini frikësohet se me shitjen e Neymarit do ta rrezikojë edhe më shumë të ardhmen e Kylian Mbappes, i cili ka refuzuar ta rinovojë kontratën e tij deri më tani. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu