Barcelona befason Inter-in gjatë negociatave për Lautaro-n

0
Gjigandi

Barcelona ka pyetur Inter-in për një lojtar tjetër gjatë negociatave për Lautaro Martinez.

Teksa dy klubet po punojnë për  të gjetur një marrëveshje në lidhje me yllin argjentinasit, katalanasit duket se janë interesuar për yllin tjetër të zikaltërve, Milan Skriniar.

Mundo Deportivo ka bërë të ditur se Barça është e gatshme të përfshijë Samuel Umtiti në ofertën e saj dhe se ky operacion nuk do të ketë asnjë ndikim te negociatat që po zhvillohen për Lautaro-n.

Inter e vlerëson 70 milionë euro sllovakun dhe nuk ka ndërmend të pranojë kundëroferta teknike.

Megjithatë, zikaltrit janë të interesuar për Umtiti dhe mund të tundohen nga ideja për të marrë para dhe kartonin e francezit në këmbim.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu