Barca nuk ka harruar zanatin, rikthehet me fitore dhe arkëton tri pikë nga udhëtimi në Mallorca

0
Gjigandi

Barcelona nuk e ka harruar zanatin e saj, përkundër pauzës së gjatë që erdhi si e  obligueshme pas përhapjes së pandemisë Covid-19.

Kampionët në fuqi të La Liga kanë marrë fitore 0:4 kundër Mallorca, pa hasur nëpër shumë telashe.

Rezultati i takimit u zhbllokua qysh në minutën e 2’, kur Arturo Vidal tundi rrjetën, me një goditje të saktë me kokë, pas asistimit të Jordi Alba.

Barca diktoi ritmin edhe pas golit të parë, dhe në minutën e 37’ gjeti përsëri golin, kësaj radhe me anë të Martin Braithwaite, i cili shfrytëzoi asistimin e dhënë nga Lionel Messi.

Kurse, fitoren e Barcës e vendosi Jordi Alba, në minutën e 79’, me Messi që u regjistrua në listë të asistuesve për herë të dytë. Për rezultatin final u përkujdes Lionel Messi, në minutën e 93′.

RonaTyra

Çka vlenë të përmendet nga ky takim ishte edhe futja në fushë e një tifozi që ndërpreu takimint. Çuditërisht, në një ndeshje që luhej me dyer të mbyllura dhe pa tifozë, pikërisht një tifozë futet në fushën e blertë.

Me fitoren e shënuar sot, Barca shkon në pesë pikë dallim me Real Madrid për pozitën e parë, me gjithsej 61 pikë të grumbulluara.

Mallorca në anën tjetër mbetet me 25 pikë, në zonën që mund ta zbresë atë nga La Liga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu