Baras në Newcastle

0
Gjigandi

Dy barazime në dy sfidat e para të së dielës të vlefshme për javën e 33-të të Premier League. Në St James Park, Newcastle që nuk ka asnjë objektiv të mbetur në këtë sezon u ndal në një barazim 2-2 nga West Ham që ka nevojë për pikë për të siguruar mbijetesën.

Antonio kaloi menjëherë në avantazh skuadrën londineze pa u mbushur 4 minuta lojë, por në të 17-ën mesfushori paraguajan Almiron barazoi shifrat për “qymyrxhinjtë”.

Në pjesën e dytë Soucek i dha epërsinë për herë të dytë skuadrës së David Moyes por pas 2 minutash Shelvey në të 67-ën barazoi gjithçka.

Në ndeshjen tjetër Burnley dhe Sheffield United barazuan 1-1 mes tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu