Bangladesh, Covid-19/ Njerëzit nuk shkojnë në spital: Më mirë vdesim në shtëpi

0
Gjigandi

Mijëra shtretër për pacientët me koronavirus në Bangladesh janë bosh, megjithëse vendi po përballet me një rritje të shpejtë të rasteve të sëmundjes. AFP thotë se disa të prekur ia kanë bërë të qartë punonjësve të shëndetit se “preferojnë më mirë të vdesin në shtëpi sesa në spital”.

Vendi ka regjistruar rreth 184 mijë infeksione me COVID-19, dhe gati 3,000 raste të reja po shtohen çdo ditë, ndërsa numri i të vdekurve sot mbërriti në 2.350. Ekspertët thonë se shifrat e vërteta ka të ngjarë të jenë shumë më të larta se kaq, pasi sipas tyre, deri tani janë kryer shumë pak testime.
Në kryeqytetin Dhaka, rreth 4.800 nga 6.300 shtretër të ndarë për pacientët me koronavirus nuk po përdoren, pranuan zyrtarë të shëndetësisë. Ata thonë se ka vetëm rreth 100 pacientë në një spital të ri me 2,000 shtretër të ndërtuar posaçërisht për të luftuar pandeminë.
Specialistë të shëndetit dhe persona të infektuar nga virusi rrëfejne se njerëzit janë të shqetësuar për nivelin e kujdesit që ata do të merrnin në një spital publik. Rashid e Mahbub, kreu i Lëvizjes për të Drejtat e Shëndetit në Bangladesh thotë se tek banorët është krijuar perceptimi që spitalet publike nuk janë “miqësore me pacientët”.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu