Ballkani “pushtohet” nga ‘hacker’-at/ Pas Shqipërisë, sulme ndaj Kosovës, Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi

0
Gjigandi

Krimet kibernetike përbëjnë sot një nga shqetësimet e mëdha për sigurinë në mbarë botën. Para sulmit të dytë kibernetik nga Irani ndaj Shqipërisë, edhe Kosova ka qenë e ekspozuar disa herë ndaj sulmeve kibernetike, të cilat kryesisht kanë ardhur nga Serbia, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, por edhe nga Rusia.

Autoritetet përgjegjëse kanë thënë e Kosova ka dhe siguron një mjedis të sigurt të hapësirës kibernetike, duke minimizuar dhe parandaluar kërcënimet kibernetike në bashkëpunim me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë. Pas sulmeve kibernetike me të cilat po përballen institucionet e vendit gjatë ditëve të fundit, inxhinierë i kanë ofruar qeverisë në Prishtinë, ndihmën fala për të mënjanuar këto sulme dhe rifunksionalizuar shërbimet publike në vend, sipas raportimeve të mediave në vend. Sipas tyre sulmi me të cilin po përballen institucionet e vendit është “A distributed denial-of-service (DDoS)”, që do të thotë se ka për qellim të paralizojë shërbimet publike të vendit. Ata theksojnë se këto sulme vazhdojnë prej ditësh dhe qeveria e ka të pamundur t’i ndalojë.

Ndërkohë dhe faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut është përballur me një sulm kibernetik disa ditë më parë. Për disa orë, në faqen e kësaj ministrie u shfaq mesazhi, “Hakeruar nga ekipi grek i hakerëve Netuatchers” , teksa kur klikon në faqe shfaqej një video në YouTube me titullin “Maqedonia e famshme”. Sulme kibernetike ndaj institucioneve të Maqedonisë së Veriut kanë ndodhur edhe vitin 2021 kur është sulmuar faqja e internetit e Entit Shtetëror të Statistikave. Në shënjestër të sulmit ka qenë sistemi i regjistrimit të popullsisë. Më alarmante paraqitet situata në Malin e Zi ku ekspertët e konsiderojnë si të paprecdentë sulmin kibernetik që ka goditur vendin, si pasojë e intensitetit dhe shtrirjes së tij. Ai filloi në 20 gusht dhe ka dëmtuar deri tani platformat e qeverisë në internet dhe sipas Zërit të Amerikës, ka vënë në rrezik edhe infrastrukturën jetike të vendit.

Në selinë e qeverisë malazeze kompjuteret janë mbyllur, interneti mungon dhe faqet e agjencive shtetërore janë të çaktivizuar. Ndërprerja vjen në mes të një sulmi masiv kibernetik kundër shtetit të vogël ballkanik, për të cilin zyrtarët thonë se ka shenjat dalluese të hakerëve pro-rusë dhe shërbimeve të sigurisë së Moskës./SCAN

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu