“Ballkan”: “3 mijë € për transportin e drogës nga Kosova”

0
1523

Arben-Prendi
Vizitat në burg te korrieri i drogës Arben Prendi dhe përgjimi i telefonatave zbuluan grupin prej 53 personash të narkotrafikut në Turqi, Bullgari, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Greqi dhe Itali. Prej datës 29 qershor 2015, të gjitha kontaktet që ka pasur Prendi në qelinë e paraburgimit dhe bisedat e tij telefonike nga burgu janë mbajtur nën vëzhgimin e hetuesve. Një ditë pas arrestimit rezulton se Prendi ka deklaruar për hetuesit se ka takuar një shtetas nga Fieri në kufirin Kosovë-Shqipëri dhe ky (Orges Myftaraj) i ka kërkuar të kryente transportin e disa çantave kundrejt një vlere prej 3000 mijë eurosh, gjë të cilën Prendi e ka pranuar. Arben Prendi pranon para hetuesve se ka qenë dakord për të bërë transportin pa e ditur se çfarë kishte brenda çantave dhe po ashtu për herë të parë, thotë se shtetasi që i pagoi paratë për çantat e kishte njohur rastësisht dhe kishin folur më parë që Prendi të transportonte për llogari të tij dhe një zetor nga Kosova në Shqipëri. Hetimet për korrierin e drogës Arben Prendi pas transferimit të prokurorit Anton Martini për të cilin Jurgen Molla, investitori i këtij grupi droge pretendon se ka paguar 150 mijë euro, janë ndjekur nga ish-kreu i krimeve të rënda, Eugen Beci. Më 7 korrik, ditën në të cilën u finalizua operacioni “Ballkan”, prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për Prendin dhe gjyqtarja Flora Haradinaj e ka dënuar atë me 14 vite burg. Hetimet për këtë grup janë në fazën e sekuestrove të pasurive dhe pritet që këtë javë, prokuroria të ekzekutojë vendimet e gjykatës për ekzekutimin e sekuestrove preventive mbi pronat e verifikuara deri tani në pronësi të Jurgen Mollës. Shyqyri Kotorrit dhe Nuredin Nazëraj, për të cilët ka dyshime se investonin para për të trafikuar drogën. /Abc24.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here