Ballist Morina arrestohet në Itali për shkak të përdorimit të dronit

[ad_1]

Autori i dronit me banderolën “AUTOCHTHONOUS” mbi stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2014 është arrestuar gjatë natës së sotme në Itali.

Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballisti, është ndaluar nga policia e Xhenovës në zonën e malit Faske ku ishte duke fluturuar një dron me telekomandë.

Rregullat e përdorimit të pajisjeve të tilla e ndalojnë aktivitetin gjatë natës dhe në zona të veçanta si mali Faske, ndaj policia i ka sekuestruar Ballistit dronin dhe telekomandën e tij.

Pas arrestimit, për 35-vjeçarin shqiptar u mor vendimi i përjashtimit të tij nga territori i komunës së Xhenovës. Ballisti dhe familja e tij jetojnë në Itali në një provincë të Milanos.

Droni bëhet shkak për një arrestim të dytë të tijin, pas atij në Tiranë në tetor të 2015-s. Duke patur parasysh ngjarjet e ndodhura në Beograd, policia shqiptare e arrestoi Ismail Morinën pak ditë para zhvillimit të ndeshjes së kthimit Shqipëri-Serbi si një masë për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Gjatë arrestimit në Tiranë atij iu gjet një pistoletë pa lejë dhe 30 bileta për ndeshjen që do të zhvillohej në “Elbasan Arena”.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Zbulohet gënjeshtra e Arbana Xharrës dhe Blerand Stavilecit

[ad_1] Dje, Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi programin qeverisës për mandat katër vjeçar. Në program …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *