Balla: Dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit politikë do vazhdojnë. Berisha është tallur me ta

0
Gjigandi

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek çështja e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë, ndërsa tha se ky proces vijon.

Ai theksoi se edhe në këto kushte të vështira që po kalon vendi, procesi i dëmshpërblimeve do të vijojë, ndërsa nuk i kurseu sulmet ndaj PD-së dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Sa herë diskutohet në Kuvend një akt ligjor që ka të bëjë me trajtimin e ish-të përndjekurve politikë, diskutimet patetike në këtë sallë dhe qarje halli real të të përndjekurve, nga njerëz që nuk kanë bërë kurrë për ta. S’kam asgjë me deputetët e opozitës, edhe pse fjalë për fjalë ngjanin me fjalime të kolegëve të tyre që i kanë sjellë në Parlament. E vërteta është si drita e diellit, që kjo maxhorancë pas 2013-ës, është e vetmja që realisht e ka adresuar financiarisht dëmshpërblimin e merituar të atyre që kanë qenë të përndjekur. Të gjithë e dimë se ka nga ata që dhe pse kanë qenë të dënuar për vepra të tjera penale, duan të marrin dëmshpërblim. Me ndryshimet ligjore të vitit 2014, i kemi dhënë prioritet likuidimit të kategorisë parësore, pra ata që e kanë vuajtur vet. Ky vendim solli edhe likuidimin e të gjithë shumës.
Gjatë këtyre 6 viteve janë paguar 39 mijë e 162 subjekteve përfituese me 110 mln dollarë. Nga të cilat janë çelur 11 këste për përfituesit e kategorisë parësore. Kjo nuk është bërë për arsye fushatash. Nëse doni, t’ju them jo juve, por atyre të opozitës jashtëparlamentare personalisht, Sali Berishës që është tallur me të përndjekurit. Kjo shumë është shumë më e madhe se sa ka paguar PD në 6 vite. Dallimi ynë i madh me këdo tjetër në spektrin politik në këtë vend, është se PS qeveris për njerëzit. Për të drejtën e gjithsecilit në mënyrë të barabartë. Pala tjetër ka qeverisur për të bërë dallime dhe diferencime sociale.
Nga ana tjetër, me ndryshimet ligjore të 2018-ës u bë shikimi i dosjeve dhe afateve. Ligji i vitit 2009 u bë në prag të fushatës dhe rrena e radhës ishte që t’i merren vota të përndjekurve. Ish-lideri historik i PD, që hipte në varkën e Hoxhës apo rrinte në shtëpinë e tij. Sa i përket ligjit, ligji do të rrëzohet, pasi Lufta antifashiste nacionalçlirimtare ka qenë ndër momentet e rëndësishme. E kemi renditur Shqipërinë në mes të fituesve. Për çështje të këtij karakteri, është mirë që të lëmë mënjanë politikën. Mjaft është tallur politika me të persekutuarit. Dëgjova një deputet që u hakërruar ndaj barazisë gjinore, duke bërë krahasimin mes Theçer dhe Lenka Ccukos, Por kjo i shkon mister Binit.”, tha Balla.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu