Balina Bodinaku i kundërpërgjigjet Beatrixës për mesazhet e publikuara: Më është prekur privatësia

0
Balina Bodinaku i kundërpërgjigjet Beatrixës për mesazhet e publikuara: Më është prekur privatësia
Gjigandi

Një debat virtual është ndezur së fundmi mes këngëtares Beatrix Ramosaj dhe opinionistes së Big Brother VIP, Balina Bodinaku.

Ramosaj publikoi të martën disa biseda të shkëmbyera mes saj dhe Balinës në Instagram, ku këngëtarja i kërjkonte llogari opinionistes se nga ka rrjedhur një informatë e rrejshme nga rrethi i saj, kinse ajo ndodhet në Dubai me një të dashur tjetër.

Beatrix bëri madje një reagim publik, duke shkruar për Balinën se do të jetë hera e fundit që toleron një gjë të tillë dhe se herët e tjera do të ndjekë rrugën ligjore.

Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

RonaTyra

Pas këtij debati të nxehur, ka reaguar edhe vet Balina përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory.

Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

Opinionistja ka sqaruar se në bisedën në fjalë ajo nuk ka pranuar asnjëherë nëse është apo jo i vërtetë lajmi, teksa ka thënë se është ajo pre e një shkeljeje të privatësisë, me publikimin e mesazheve që ka shkëmbyer me Beatrixën.

“Është gjëja më absurde që më ka ndodhur këto kohë. Akuzat për përbaltje të imazhit dhe përdorim të komunikimeve personale, më takojnë mua. Ky është një komunikim nga Instagrami im personal me një person që mendoja se e njohja, por në fakt ishte një llogari false (as me Beatrix, siç është kuptuar nga disa). Nuk është një komunikim publik; publik zgjodhën ta bëjnë kushdo që shkeli ligjin duke shkelur privatësinë e komunikimit tim. Për më tepër, aty nuk ka asnjë deklaratë ku unë të pretendoj çfarë është e vërtetë, apo jo. Kush dëshiron ta shohë, e sheh. Kush dëshiron ta përdorë, do e përdorë gjithsesi. Në këtë pikë jam unë që më është prekur privatësia. P.S. Është komunikim personal dhe nuk ka asnjë lidhje me produksionin”, ka shkruar Bodinaku.

Foto: Balina Bodinaku/InstaStory

Big Brother VIP përndryshe do të zhvillojë këtë të premte finalen e madhe, ku njëri prej katër finalistëve (Iliri, Donaldi, Beniada dhe Einxhel), do të shpallet fituesi.

/abc24.al/

[b]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu