Bahiti: Një shoqëri që investon në rritjen e barazisë gjinore sjell transformim pozitiv të mënyrës së jetuarit

21

Barazia gjinore është një prej vlerave thelbësore të një shoqërie demokratike, është shprehur pas takimit të sotëm këshilltarja e LSI-së në bashkinë e Elbasanit Anisa Bahiti.

 

Sot pata kënaqësine të isha e ftuar nga Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” në bashkëpunim me NDI Albania dhe USAID Albania, të merrja pjesë në tryezën për lançimin e studimit “Gratë, paraja dhe politika: Aksesi i grave kandidate në financat e partive në Zgjedhjet Parlamentare 2017, në Shqipëri. Gjatë kësaj tryeze u diskutua një panoramë e plotë mbi sfidat dhe mundësitë e aksesit të grave në financat e partive politike si dhe u diskutuan rekomadime të studimit dhe hapat që duhet të hedhin të gjithë aktorët kryesorë, për të garantuar barazi gjinore dhe shanse të barabarta të grave dhe burrave në vendimmarrje si një parakusht për zhvillim të plotë të vendit.
Mendoj se barazia gjinore është një prej vlerave thelbësore të një shoqërie demokratike. Një shoqëri e cila investon në arritjen e barazisë gjinore jo vetëm që çon në përmirësimin e jetës së vajzave dhe grave por edhe në transformimin pozitiv të mënyrës së jetuarit. Prandaj, në afat të shkurtër, duke e promovuar barazinë për disa grupe të nën-përfaqësuara, të tilla si gratë; duke mbështetur më shume femrat në vendimarrje ne arrijmë ta bëjmë komunitetin dhe shoqërinë më të fortë dhe më të pasur, duke bërë që në afat të gjatë të përfitojnë të gjithë anëtarët/et.

You might also like
Comments