Babai i Rita Orës takohet me Ambasadorin e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapitin

0
Babai i Rita Orës takohet me Ambasadorin e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapitin
Gjigandi

Babai i këngëtares shqiptare, Rita Ora, Besnik Sahatçiu – Ora, ka takuar së fundmi Ambasadorin e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky i fundit i dorëzoi Lartëmadhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II kredencialet si Ambasador i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.

Ora ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga takimi me ambasadorin e ri të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ju përgëzoj Shkëlqesia juaj Ambasador i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, z. Ilir Kapiti, duke ju uruar kohë të mbarë dhe të suksesshme gjatë shërbimit tuaj”, shkroi babai i këngëtares shqiptare në Instagram.

Pas ceremonisë në Pallatin Mbretëror, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës (Vin d’Honneur), morrën pjesë përfaqësues të korit diplomatik në Londër, përfaqësuesi i Protokollit mbretëror  e cila përgëzoi Kadipin për funksionin e tij të drejtë përfaqësimit të Kosovës në Mbretëri të Bashkuar. Sipas traditës, ambasadori i Kosovës ngriti një dolli për jetëgjatësinë e Lartmadhësisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu