Avokati arrestohet gjatës seancës, reagon OAK

Dega e Odës së Avokatëve të Kosovës në regjionale e Prishtinës, lidhur me një ngjarje e cila ka ndodhur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku gjatë një seance gjyqësore, prokurori Ali Hajdini ka urdhëruar zyrtarët policor që të bëjnë arrestimin e avokatit Nasuf Hasani, gjë që sipas odës ka ndodhur pa ndonjë arsye dhe në kundërshtim me ligjin, pasi në procedurë gjyqësore të gjitha procedurat i udhëheqë kryetari i Trupit Gjykues.

Sipas OAK-ut, këtë urdhër Hajdini e kishte dhënë gjatë seancës në të cilën ai ishte përfaqësues i akuzës, ndërsa, avokati Nasuf Hasani përfaqësonte të pandehurin në të njëjtën procedurë.

“Dega Regjionale e Prishtinës shpreh shqetësimin e saj serioz duke kërkuar që veprimet e tilla të mos përsëriten dhe se avokati dhe prokurori janë palë të barabarta në procedurë, andaj dega regjionale e Prishtinës lidhur me këtë rast në ditët në vijim do të ndërmarrim të gjithë hapat ligjor me qëllim të mbrojtjes së avokatëve, si dhe kërkon nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka që të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj prokurorit në fjalë i cili në mënyrë recidive abuzon me pozitën e prokurorit për të iu hakmarrë palëve në procedurë”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Vdes vëllau i Komandant “Dardanit”

Përmes Facebookit grupi i OVL i UÇK-së ka njoftuar se ka ndërruar jetë vëllau i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *