Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se përgjimet që e implikojnë atë në ngjarjen e rëndë të 21 janarit janë “manipulimet dhe falsifikimet” e ish-drejtorit të Policisë, Ardi Veliut.
Në një deklaratë për mediat, Berisha ftoi kryeministrin Edi Rama të heqë imunitetin që i jep Kuvendi si deputet dhe të dëshmojë për ngjarjen e rëndë, teksa shtoi se atë ditë “Rama i solli njerëzit si mish për top”.
“Së pari që unë të komentoj manipulimet e Ardi Veliut harroje por të them këtu i takon mediave ti thonë të vërtetën e atij manipulimi nuk mund të komentoj unë disa tabela shkrimi që paraqiten si audiopërgjim dhe nuk ekzistojnë është një manipulim dhe falsifikim njëlloj si shiriti i 21 janarit ku tha se Sali Berisha ishte i implikuar në problemin e hidrocentrali është gjithçka krijesë e Ardi Veliut, tani duke thënë këtë theksoj se 21 janari përbën një nga ngjarjet më tragjike, përpjekjen për një grusht shteti me dhunë nga ata të cilët unë i kam denoncuar me kohë.
SHBA ka insistuar me të madhe që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës. Edi Rama nuk gjeti kurrë kurajo të paraqitej në prokurori ndonëse u thirr për të dëshmuar, Edi Ramën do ta ndjekë përgjegjësia penale për organizimin e asaj dhune.
Ai është i faktuar organizator në mënyrën më të pakundërshtueshme, pjesa e atyre e gardistëve është hetuar nga një kundërshtare e egër e Sali Berishës, është hetuar me një prani të rëndësishme ndërkombëtare. Por meqenëse shërbehet me krijime të Ardi Veliut i them lëri ato hajde hiq imunitetin dhe shko dëshmo për organizimin e pucit, i solli si mish për top. Familjarët kanë ngushëllimet e mia, por manipulimi i Edi Ramës se donte të vinte në pushtet është makabritet”, tha Berisha.