Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj, SPAK mandat arresti për Ramazan Rrajën

0
Gjigandi

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka lëshuar një mandat arresti për Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist Rrahman Rraja.

Pas lëshimit të mandat arrestit, mëngjesin e sotëm SPAK, RENEA dhe oficerë të BKH kanë kryer kontrolle në disa banesa në zonën e Rinasit, Niklës dhe Krujës me qëllim kapjen e Ramazan Rrajës, po ai nuk u gjet.

SPAK pretendon se Ramzan Rraja, bashkë me kushëririn e tij dhe persona të tjerë, kanë organizuar atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoja më 1 nëntor 2019. Në atentat mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe u plagos Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu