Atë që bëri ministri Blendi Çuçi, duhet ta bëjnë të gjithë ministrat qofshin ata që janë apo edhe që vijnë në krye të ministrive

11

Nga Fejzo Subashi/

Vendosja e Z. Blendi Çuçit si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për njëmijë e një arsye u prit jo vetëm mirë, por nuk pati kontestime nga mediat, apo analistët e saj. Z. Çuçi, jo vetëm që nuk është bërë objekt i sulmeve të politikës së opozitës, apo mediave, por ka qënë vlerë e shtuar e mazhorancës aktuale në këto gjashtë vite. Ministri është, apo vihet në krye të saj kryesisht për politikat e dikasterit, ndaj suksesi i tij nuk varet sesa tendera menaxhon, apo se sasa bashibozuk ndryshon, duke i zëvendësuarme disa të tjerë.

Ministri kur vjen ne krye të ministrisë, duhet të sjelle risi të reja, duke filluar me politikat dhe frymën e këtij dikasteri dhe jo si është vepruar deri më sot. Duke e njohur mirëpërformancën dhe staturën e Z. Çuçi, ku karakterizohet nga përkushtimi për të bërë më të mirën e mundshme në punën e tij, por dhe si një ndër politikanët më të pa përfolur, ku me siguri opozitës dhe liderëve të saj u mbetet sharra nëgozhdë, shpresoj dhe besoj se do bëjë më të mirën e mundshme në krye të ministrisë së Bujqësisë. Mendova të bëj këtë shkrim, lidhur me reagimet qoftë edhe të studentëve, në lidhje me shkuarjen e ministrit tëBujqësisë Blendi Çuçi, në UniversitetinBujqësor pas dekretimit të tij nga Presidenti Meta. Ajo që i ka munguar dhe vazhdon ti mungoj mjaftë drejtuesve të posteve tërëndësishme të qeverive në këto tridhjetëvjettëështë, se jo vetëm nuk kanë realizuar, por nuk kanë pasur të qartë politikat që duhet të këtë dhe tëndjekin dikasteri që drejton, në lidhje me arsyen e domosdoshmërisë sëekzistencës dhe nevojës së këtij dikasteri. Mund të jesh drejtues dhe menaxher, apo edhe politikan imirë, por kur nuk kë përcaktuar qartë politikat dhe objektivat që duhet të arrijë dikasteri, pa dyshim që as ke bërë, as kë mundësi që të bësh. Por objektivat dhe politikat të cilat pa dyshim janëpjesë të programeve politike të forcave politike udhëheqëse, por ato janë të suksesshme kur përpilohen, orientohen, këshillohen nga specialistët dhe profesionistët e fushës, sidomos nga akademikët dhe njerëzit e shkencave përkatëse. Nuk mund të menaxhohen dhe tëkesh sukses në politikat e Bujqësisë, pa u konsultuar, këshilluar, pa u njohur me vizionin e tyre, të cilët janëresurset më të mëdha të një vendi.  Fakti qëvazhdon të ekziston një shkëputje deri në mospërfillje e fakulteteve, universiteteve nga njerëzite drejtorive dhe ministrive, të cilat bëjnë politikat e shkencave përkatëse në këto drejtoi dhe institucione është treguesi i qartë i situatës se ku ndodhet situate e ministrive sot në përgjithësi dhe ajo e vendit në veçanti.Të menaxhosh jo vetëm ministrin, por edhe drejtoritë përkatëse të bujqësisë, pa vlerësuar, pa pyetur, pa u këshilluar me njerëzit e shkencave bujqësorë, të cilët marrin vlerësime dhe janë pjesë e bashkëpunëtorëve të shumë organizmave dhe organizatave të fushës në gjithë botën, do të thotë, mossuksesin e ke të sigurt.  Ndaj e vlerësoj në maksimum veprimin dhe nismën e ministrit të ri të Bujqësisë Z. Çuçi, faktin që shkoj në këtë universitet, për tu këshilluar në lidhje me politikat e ministrisë së bujqësisë, por edhe për ta mbështetur këtë universitet, veprim të cilin duhet me pa tjetër ta bëj çdo drejtues dhe sidomos ministri. Të takosh dhe të konsultohesh me Profesorët e këtij universiteti si; Bari Musabelliun, Bardhi Sollaku, Seit Shallari, Ilir Kristo, Besnik Gjongecaj, Sulejman Sulçe, Drini Salko, Galentina Canco, Donika Kërçini, Idajet Shehu, Maksi Meço, Renata Kongoli, Arben Vërçuni, Fatmir Meta, Kastriot Korro e dhjetëra e dhjetëra profesor të tjerë, pasi e pa mundur ti përmend dhe ti kujtoj në këto momente nga të gjithë fakultete e këtij universiteti, nuk është thjeshtë mirënjohje, respekt, apo detyrim, ndaj tyre, por vlerësim dhe detyrim për detyrën që ke marrë, për objektivat dhe qëllimit që i ke vënë vetes si drejtues, politikan, apo si ministër.Sepse Z. Blendi Çuçi ka objektiva të qarta, se kërkon të bëjë më të mirën e mundshme, se kërkon të përfitoj sa të jetë e mundur kohën e humbur, apo të në fund të fundit të fusë në rrugën e duhur këtë ministri dhe  politikat e saj, ndaj ka marrë këtë nisëm dhe ka vepruar dhe mirë ka bërë që ka vepruar në këtë mënyrë.Është fakt i pa diskutueshëm që për afro tridhjetë vjettë specialistët e bujqësisë janë me pikatore, pasi jo vetëm që nuk merren me bujqësi, megjithëse kanë mbaruar për bujqësi, por as kanë lexuar as edhe një gërmë nga të rejat e shkencës së bujqësisë.Nuk mund të vazhdohet të drejtohet bujqësia dhe politikat e bujqësisë, të ushqimit nga drejtues, sidomos ata rajonal nga njerëz thjeshtë se janë militant të partisë dhe aq më keq nga drejtor të ardhur si rezultat i tregut Çam, që nuk ja kanë haberin as ushqimeve, as bujqësisë, por thjeshtëtregtisë dhe përkushtimit militantizmit tësëmur të partisë për interesa të tija dhe të familjes. Nuk mund tëketë sukses, risi për ekonomin e vendit, as edhe qeveri, me cilin do politikan tëketë në krye, sikur ta sjellin edhe nga kozmosi, në qoftë se nuk i kthehen bujqësisë, politikave të bujqësisë, reformave të saj. Kjo arrihet dhe realizohet vetëm një bashkëpunimi të frytshëm dhe të suksesshëm më njerëzit e Universitetit Bujqësorë. Çdo tentativë tjetër, qoftë edhe në fusha të tjera do të jetë hallakatje dhe rrokullisje sa në njërin krah në tjetrin, do të ketë rropatje dhe zvarritje pa fund. Orientimi i vendit drejtë sferave prodhues, sot është emergjente, nesër është shumë vonë, pasnesër është absolutisht vdekje, jo thjeshtë vdekje klinike. Nuk mund të vazhdohet më ku nga i pari dhe deri te i fundit i këtij vendi, i madh dhe i vogël, punëtor apo biznesmen, qytetar apo fshatar, fëmijë apo i rritur janë thjeshtë dhe vetëm konsumator. Nuk mund të vazhdohet thjeshtë duke pir kafe dhe duke pritur të na hedhin ndonjë copë partia, politika, apo deputeti dhe ministri dhe kryeministri. Ndaj gjykoj se shembullin e ministrit të ri të Bujqësisë duhet të ndjekin çdo ministër dhe drejtor,  gjithnjë nëse vërtet dëshirojnë ashtu si Z. Blendi Çuçi, për të bërë diçka të mirë dhe për të lenë gjurmë në dikasteret që kërkojnë dhe e kanë detyrë të drejtojnë.

You might also like
Comments