Asnje lajm nga Alvini! Boshatiset kampi ku qendronte 11 vjeçari shqiptar ne Siri

0
Gjigandi

Trupat kurde që i përkasin Forcave Demokratike Siriane janë tërhequr nga qyteti kryesor kufitar Ras al-Ain, i cili gjendet në të ashtuquajturën “zonë sigurie.”
Boshatisja e kampeve e ka bërë më të vështirë gjetjen e vogëlushit 11 vjecar, Alvin Berisha i cili vetëm para pak ditësh ka qëndruar në qytetin Al-Hol.
Kjo lëvizje vjen si pjesë e një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA me Turqinë e cila përfundon mbrëmjen e së martës. Të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.
Bashkë me kurdët janë tërhequr edhe trupat amerikane të cilat do të zhvendosen në pjesën perëndimore të Irakut. 1,000 ushtarët amerikanë do të jenë në gjendje gatishmërie në rast se paraqitet kërcënim nga rigrupimi i militantëve terroristë.
Ofensiva turke, ka lënë qindra njerëz të vrarë dhe të plagosur. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se sulmet do të vijojnë deri në tërheqjen e plotë të kurdëve.
The post Asnje lajm nga Alvini! Boshatiset kampi ku qendronte 11 vjeçari shqiptar ne Siri appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu