Arthur te Juventusi për 72 milionë euro

0
Gjigandi

Skuadra e Barcelonës ka bërë të ditur që futbollisti i tyre Arthur Melo do të transferohet në Juventus.

Sipas Barcelonës, klubi italian do të paguajë 72 milionë euro, plus 10 milionë euro bonuse – detaje që janë të përfshira në kontratë.

Mirëpo Arthur do të mbetet në Barcelonë deri në përfundimin e sezonit 2019/20.

Arthur mbërriti në Barcelonë në verën e vitit 2018 nga Grêmio. Mesfushori brazilian ka luajtur 72 ndeshje për Barçën deri më tani: 47 në ligë, 10 në Kupën e Mbretit, 13 në Ligën e Kampionëve dhe një në Superkupën e Spanjës.

Pjesë e këtij transferimi pritet të jetë mesfushori i Juves, Miralem Pjanic – i cili pritet të zyrtarizohet pas pak orëve te klubi blaugranas

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu