Arsenali dhe Manchester City luftojnë për një vend në finale

0
Gjigandi

Arsenali do të tentojë të hakmerret për disfatat kundër Manchester Cityt në Premierligë duke fituar sonte në gjysmëfinale të FA Cup, e cila nis sonte në orën 20:45.

Manchester City ka udhëtuar në Londër për t’u përballur me Arsenalin në stadiumin kombëtar Wembley, në gjysmëfinalen e FA Cup, ku djemtë e Pep Guardiolës synojnë ta vazhdojmë dominimin në kupat vendore në Angli.

Citizens janë kampionët në fuqi të FA Cup, ndërsa i kanë fituar edhe tre edicionet e fundit të kupës tjetër në Angli, Carabao Cup. Ata janë favoritë për të fituar edhe sonte dhe për ta siguruar një vend në finalen e madhe.

Arsenali ka pësuar disfatë në të dyja ndeshjet e këtij sezoni në Premierligë kundër Manchester Cityt, duke humbur me rezultat 3:0 edhe në Etihad e edhe në Emirates.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu